Meghan Markle shtatzënë? (Foto)
10 shtator 2018
| 14:54
Nuk ka dalje publike të bukuroshes Meghan Markle që të mos nxisë thashethemet lart e poshtë.
Kësaj radhe është bërë shkas mbrëmja e bamirësisë londineze për “100 Days to Peace” (100 ditë për paqen), organizuar nga “The Royal Armouries”, për të mbledhur fonde për veteranët e luftës të cilët kanë pësuar dëmtime mendore.
Dukesha e Sussex është paraqitur me një fustan “tub” në ngjyrë blu elektrike me disa pala të valëzuara dhe të buta në pjesën e barkut.
Për medien, kjo veshje është cilësuar një maskim për të fshehur “format e dyshuara” dhe është një e dhënë që çon drejt përfundimit se Meghan është në një “pritje të ëmbël” të fëmijës së saj të parë.