Meghan Markle surprizon nxënësit në Londër
10 mars 2020
| 11:34
Dukesha e Sussex befasoi një shkollë të tërë me nxënës për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, megjithëse ajo nuk e kuptoi se vizita e saj ishte e papritur.
Meghan Markle takoi studentët në Dagenham në lindje të Londrës. Kishte shumë ulërima, brohoritje nga nxënësit gjatë kësaj vizite dhe, po ashtu, disa komente me spec për Dukeshën që, ndoshta, mund t’i kenë bërë përshtypje.
Kjo ishte një nga paraqitjet e saj të fundit zyrtare përpara se ajo dhe burri i saj Princi Harry do të tërhiqen nga detyrat mbretërore më 31 mars.