Meha rikthehet në Gjermani
02 prill 2019
| 21:35
Alban Meha është rikthyer në futbollin gjerman.
Mesfushori kosovar, do të jetë pjesë e skuadrës KSV Hessen Kassel, në Ligën e katërt gjermane.
Meha u transferua nga skuadra Elversbergit dhe ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare me Hessen.
Të kujtojmë që mesfushori kosovar ka luajtur në të gjitha kategoritë në Gjermani, duke luajtur me Paderbornin edhe në Bundesliga.
32-vjeçari ka luajtur edhe dy ndeshje për Kombëtaren e Kosovës, ndërsa ka edhe shtatë paraqitje me Shqipërinë.