Mehaj bisedon me Clarkun për situatën e fundit në veri dhe uljen e tensioneve
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se njohja e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte paqes.
Këtë deklaratë, Mehaj e ka dhënë pas një bisede që kishte me gjeneralin amerikan, Wesley Clark.
“Në vazhdën e konsultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, gjeneral Wesley Clark”.
“Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me ShBA-të si aleat i pazëvendësueshëm”.
“Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes. Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.
Wesley Clark më 1999 kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe.