Mehaj: Clark kishte rol vendimtar në çlirim e Kosovës

07 korrik 2021 | 11:49

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se gjenerali Clark ka pasur rol vendimtar në çlirimin e Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për medie me gjeneralin Clark, Mehaj ka thënë se gjeneralin amerikan e ka informuar për të arriturat e Kosovës.

“Sot kemi nderin të mirëpresim në Kosovë gjeneralin historik të SHBA-së, gjeneral Clark ka rolin kyç dhe vendimtar në çlirim e Kosovës dhe lirinë e Kosovës. E informova gjeneralin për të arriturat e Kosovës dhe FSK-ja ka bërë arritje të mëdha dhe po shndërrohet në forcë moderne”, ka deklaruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja Loredana Zefi është parë sot e veshur në bikine…