Mehaj dekoron me medalje dhe mirënjohje ushtarët dhe zyrtarët e dalluar të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ndarë të martën medalje dhe mirënjohje për ushtarakët dhe zyrtarët më të dalluar të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes gjatë vitit 2022.
Me këtë rast, Mehaj u ka uruar atyre suksese në fushat ku ata shërbejnë.
“Shumë urime për të gjithë e suksese edhe në të ardhmen në karrierën profesionale e institucionale! Mirënjohje e lartë për shërbimin institucional e patriotik!”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.
Me medalje “Shërbim i shquar” janë dekoruar: nënkolonel Fadil Sahiti, major Remzi Bushi, major Fatmir Lami, major Manushaqe Nura, kapitën Arlind Bajrami, kapitën Gëzim Avdiu, toger Nuhi Pronaj, rreshter major Faton Bujupi, rreshter master, Faik Kurtishi, rreshter i klasit të parë, Astrit Bashota, rreshter shtabor Blerim Teraku, rreshter shtabor, Naim Berisha, rreshter shtabor Nazif Latifi, rreshter Marigona Haxhiu, rreshter Arjan Zogaj, dhe ushtare e klasit të parë, Entrita Brahimi.
Ndërsa me “Mirënjohje”janë dekoruar: zëvendësshefi i kabinetit të sekretarit të përgjithshëm, Burim Abazi, zyrtarin për plane dhe analiza buxhetore, Bashkim Asllani, shefi i sektorit për plane dhe analiza logjistike, Enver Mehmeti, zyrtarja e transformimit, modernizimit dhe standardizimit, Miradie Bajrami, ligjëruesi i QSU-së, Prof.Dr. Durim Abdullahu, zyrtarja ligjore të ShPFSK-së, Albana Çeku dhe zyrtari i administratës të SHPFSK-së, Luan Trepça.