Mehaj dekoron me medalje kolonelin turk

18 nëntor 2021 | 14:25

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur të enjten në takim lamtumirës atasheun e mbrojtjes së Republikës së Turqisë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz.

Në shenjë mirënjohje për shërbimin trevjeçar në vendin tonë, ministri Mehaj e ka dekoruar kolonelin Ersoz me medaljen “Shërbim i shquar”.

Me këtë rast, ministri Mehaj ka theksuar se angazhimi i kolonel Ersoz ka qenë shumë i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit bilateral me ministrinë dhe forcat turke, me reflektim në të arriturat e deritashme dhe procesin e zhvillimit të përgjithshëm të Ministrisë dhe forcave tona.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Ersoz do të pasohet nga atasheu i ri, kolonel Çagdas Akif Kahraman, me të cilin kjo ministri do ta vazhdojë bashkëpunimin në interesat e përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e gazsjellësit që po diskutohet sot në debatin parlamentar…