Mehaj e Rama pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes ‘IDEF 21’

17 gusht 2021 | 15:57

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, po merr në ceremoninë e hapjes së Panairit të 15-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes “IDEF 21” në Stamboll.

Mehaj në këtë vizitë është i shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Ministri Mehaj ka bërë me dije se përveç takimit me ministrin Akar, së bashku me gjeneral Ramën do të takohen edhe me homologë të tjerë nga shtete të ndryshme partnere dhe shtete që janë në proces të krijimit të bashkëpunimit bilateral.

“Gjithashtu gjatë katër ditëve të panairit, do të takohemi me liderë përfaqësues të kompanive të industrisë së mbrojtjes ndër më të njohurat në botë pjesëmarrëse nga 83 shtete. Kjo është një mundësi shumë e mirë të njihemi me produktet që ndërlidhen me objektivat tonë të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së në procesin tonë të tranzicionit”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se…