Mehaj inspekton donacionin e ri amerikan të automjeteve të blinduara

31 maj 2021 | 16:39

Në vazhdën e vizitave nëpër njësitë e FSK-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së.

Me këtë rast , ai është pritur nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu, e cila e ka njoftuar me automjetet përkatëse si dhe destinimin e tyre aktual për qëllime trajnimi.

Sipas ministrit Mehaj, sasia aktuale e automjeteve të blinduara ushtarake  ASV është vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në proces.

“Në vazhdim, Ministri Mehaj, i shoqëruar nga zv.komandanti i KDS-së, kolonel Mehmet Lladrovci, inspektoi edhe Poligonin e Qitjes së KDS-së,  ku përcolli nga afër seancën trajnuese të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me armë zjarri sipas planit paraprak të Qendrës për Stërvitje Profesionale të KDS-së. Nga stafi përgjegjës, u njoftua me kushtet, pajisjet,  masat e sigurisë, doktrinën si dhe procedurat standarde të operimit të aktiviteteve trajnuese në Poligonin e Qitjes. Në fund ministri Mehaj, shprehu vlerësimin e tij të lartë për profesionalizmin e demonstruar duke shkëmbyer me diskutim të hapur me pjesëmarrësit edhe përvojat e tij ushtarake”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Sergio Aguero edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës. Ky…