Mehaj: Jemi gati për t’u bërë pjesë e NATO-s

09 mars 2022 | 16:14

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se anëtarësimit i Kosovës në NATO është prioritet strategjik i institucioneve shtetërore.

Duke e mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO, Mehaj ka thënë se FSK-ja është gati për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Edhe një lajm i shumëpritur, sot, si Qeveri e Republikës së Kosovës, morëm vendimin për themelimin e Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO. Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte dhe mbetet prioriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Në momentumin e ri gjeopolitik, kam besimin e plotë se, aleatët tanë vendimmarrës më në krye ShBA-të, do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit tonë. Republika e Kosovës është gati! Institucionet e Republikës së Kosovës janë gati! Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, janë gati! Si anëtare e NATO-së në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë pranverës…