Mehaj ka një lajm të mirë nga Gjermania

12 dhjetor 2021 | 12:21

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar për një lajm të mirë që vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, ka përfunduar me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e lartë Ushtarake të Bundeswehr-it.

Ministri Mehaj ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme, ndërsa major Kelës i ka uruar suksese të mëtutjeshme në karrierë.

“Një lajm tjetër i mirë na vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, përfundon me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Lartë Ushtarake të Bundeswehr-it. Falënderojmë shtetin mik, Gjermaninë, për përkrahjen e vazhdueshme, kurse Major Kelës i urojmë suksese të mëtejme në karrierën ushtarake në shërbim të vendit”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franck Kessie është në mesin e lojtarëve më të përfolur…