Mehaj kërkon edhe më shumë trupa të KFOR-it në veri
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar trupa më të mëdha të KFOR-it në veri të Kosovës.
“Me qëllim të koordinimit të ngushtë me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it jam takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajar. Me këtë rast, kërkova prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai tha se gjeneral Kajar u pajtuantë rritet koordinimi në mes të institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it, si dhe të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit.
“Tendencat destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj ndaj vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë të qarta dhe atyre do t’u kundërvihemi së bashku me aleatët tanë”, ka shkruar tutje ai.