Mehaj konfirmon pozitën e re në të cilën është caktuar Rrahman Rama
03 dhjetor 2021
| 11:15
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka konfirmuar se gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas dorëheqjes si komandant i FSK-së do të përfaqësojë Kosovën në RACVIAC.
Ai këtë e ka thënë gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke folur mbi synimet e Ministrisë që ai drejton.
“Anëtarësimi në iniciativë për rajonin siç është A5 dhe RACVIAC ku do të përfaqësojë gjeneral Rama”, ka thënë Mehaj.
Mehaj ka thënë se rrugëtimi i Kosovës është i qartë, drejt NATO-s.