Mehaj liston disa nga të arriturat e tij sa ishte në krye të FSK-së

10 gusht 2023 | 15:34

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përmendur disa nga të arriturat më të theksuara gjatë kohës sa ka qenë në krye të kësaj ministrie.

Ai në “Facebook” ka listuar rritjen e buxhetit, investimet në armatime, rritjen e numrit të ushtarëve, lënda “Edukim për Siguri”, shtimin e oficerëve, marrëveshjet për blerje shtet me shtet, krijimin e njësisë speciale, heqjen e numrit të kufizuar të forcave, Ligjin për policinë ushtarake, Ligjin për Agjencinë e Intelegjencës, Ligjin për ombudpersonin në FSK, blerjen e armatimit modern sipas standardeve të NATO-s, etj.

Po ashtu, Mehaj ka përmendur edhe heqjen e kufizimit të numrit për ushtrinë e Kosovës, zgjerimin e rrjetit të atashëve të mbrojtjes, trajnimet jashtë vendit, forcimin e bashkëpunimit rajonal, realizimin e buxhetit dhe planit të punës mbi 90 për qind  për dy vjet e gjysmë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa pamje janë publikuar së fundi e ku paraqiten momente…