Mehaj me bashkatdhetarë në Gjermani: Ushtrinë e Kosovës do ta forcojmë së bashku
27 prill 2022
| 08:09
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me bashkatdhetarët në Karlsdorf-Neuthard- Gjermani.
Ai tha se me ta ka diskutuar për proceset që po kalon Ministria e Mbrojtjes duke thënë se “Ushtrinë e Kosovës do ta forcojmë së bashku”.
“Diskutuam së bashku për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria e Republikës së Kosovës. I informova për të arriturat, sfidat dhe mundësitë që kemi. Mërgata e ka dëshmuar e po dëshmon që janë mbështetësit kryesor të Fondit të Sigurisë, nuk ka kush që i ndalë, nuk ka kush që i dezinformon e që vë në dyshim vullnetin e tyre”, ka shkruar Mehaj në Facebook.