Mehaj merr pjesë në panairin tradicional të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të detit Adriatik

28 shtator 2021 | 11:51

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se pajisja dhe modernizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të realizuar përgjegjësitë e saj të qëndrueshme, është ndër objektiva e tij kryesore operacionale.

“Pajisja dhe modernizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës për të realizuar përgjegjësitë e saj të qëndrueshme, është ndër objektivat e mi kryesor operacional. Për këtë arsye, me ftesë të homologut tim kroat, ministrit Banozic, së bashku me gjeneral Hazrollin, udhëtuam për në Split, për të marrë pjesë në Panairin Tradicional të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik  (ASDA)”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se blerjet ushtarake dhe çdo projekt kontraktual të arritur me partnerët e Kosovës  do t’i realizojnë sipas sistemit të marrëveshjes “Shtet me shtet”.

“Blerjet ushtarake dhe çdo projekt kontraktual të arritur me partnerët tanë për nevojat tona operacionale, do t’i realizojmë sipas sistemit të marrëveshjes ‘Shtet me shtet’. Gjatë vizitës treditore, përveç takimit me ministrin Banozic dhe autoritetet më të larta të industrisë kroate të mbrojtjes, do të takohem edhe me homolog tjerë dhe përfaqësuesit më të lartë të vendeve pjesëmarrëse. Republika e Kroacisë është aleati dhe partneri ynë i fuqishëm rajonal me të cilën kemi intensifikuar bashkëpunimin bilateral në fushat e interesit të përbashkët, e me rëndësi shumë të madhe edhe për interesin rajonal e më gjerë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prania e zyrtarëve rusë në objektet e ushtrisë serbe, që…