Mehaj në ‘Bondsteel’: Ushtria amerikane, garantuese e sigurisë së Kosovës

08 gusht 2021 | 13:42

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se ushtria amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes të ShBA-së dhe ushtrisë së saj.

“Prandaj, edhe prej vizitës sime në Kampin Amerikan ‘Bondsteel’, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Mehajt:

Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë, si dhe garanti kryesor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë në përgjithësi dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në veçanti,  i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj.

Prandaj, edhe prej vizitës sime në Kampin Amerikan “Bondsteel”, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.

E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve.

Zoti e bekoftë SHBA-në dhe ushtrinë e saj!

Zoti e bekoftë miqësinë dhe aleancën tonë të përjetshme!

May be an image of 5 people, people standing, military uniform and outdoors

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 50 mijë qytetarë të Kosovës u nisën…