Mehaj në Kroaci, kërkon pranimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

09 nëntor 2021 | 11:43

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar në Kroaci me ftesë të homologut kroat, Mario Banoziq për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes në takimin vjetor të Kartës së Adriatikut.

Mehaj ka kërkuar që Kosova të pranohet në Kartën e Adriatikut me status të barabartë.

“Karta e Adriatikut -SHBA, adresa jonë e radhës në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO. Sot me ftesë të homologut e mikut tim kroat Mario Banoziq, kam udhëtuar për në Split të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut-ShBA (A5) që këtë vit është nën Presidencën e Kroacisë. Pjesëmarrja ime në këtë takim është mundësi e shkëlqyeshme për të prezantuar fuqishëm nevojën për pranimin e Kosovës me statusin e barabartë në këtë organizatë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas mikut të tij Dj PM, duket se edhe Dj…