Mehaj nuk jep detaje për blerjen e armatimit ushtarak
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se synimi kryesor është anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Mehaj, në raportim para Komisionit për Siguri në Kuvend të hënën, ka prezantuar punën e tij gjatë vitin 2022.
Ai ka thënë se vetëm në këtë vit janë rekrutuar 840 ushtarë të rinj, derisa pritet të rekrutohen edhe 1000 të tjerë në konkurset e reja.
Mirëpo, Mehaj ka konfirmuar se vetëm gjatë vitit 2022 janë larguar nga FSK-ja 127 ushtarë.
Mehaj ka thënë se gjatë vitit 2022 kanë hartuar strategjinë e sigurisë.
Më tutje, Mehaj ka ka nënvizuar se bashkëpunimi ndërkombëtar i FSK-së është duke vazhduar dhe se Kosova do të marrë pjesë në “Defender 2023”.
Ministri i Mbrojtjes ka refuzuar të jap shifra për blerje të armatimit ushtarak në prani të mediave./kp/