Mehaj, optimist për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Treni po ec, s’kemi të ndalur
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ndërkohë, kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi, e ka mbyllur për publikun raportimin e ministrit të Mbrojtjes.
“Unë e kisha mbyll këtu sesionin për publikun dhe vazhdojmë për një periudhë kohore me diskutimet dhe pyetjet që mund të kenë anëtarët e Komisionit”, ka thënë Abazi.
Paraprakisht, Mehaj, ka thënë se është i përkushtuar “200 për qind për ushtrinë e Kosovës”, ndërsa është shprehur më shumë optimizëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Prej ditës së parë e deri sot nuk kemi të ndalur. Treni po ec, nuk do të ndalet. Kështu siç ju them të gjithëve, mbështetnani sepse jemi të pakthyeshëm”, ka thënë Mehaj, duke iu përgjigjur pyetjes së njërit prej anëtarëve të Komisionit.
Ai ka thënë se për këtë proces ka zhvilluar takime me të gjithë ministrat e mbrojtjes në rajon.