Mehaj për FSK-në: Do të jetë në çdo cep të territorit të Kosovës, varësisht nga nevoja

16 dhjetor 2022 | 15:56

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jetë në çdo cep të territorit të vendit, varësisht nga nevoja.

Këtë deklaratë, Mehaj e ka dhënë gjatë konferencës së fundvitit kur është pyetur nga gazetarët për mungesën e pranisë së ushtarakëve të Kosovës në veri në baze të një marrëveshjeje të mëhershme.

Në këtë konferencë, Mehaj ka folur edhe për arritjet e këtij viti si dhe për aspiratën për t’u bërë pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Mehaj ka thënë se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i dedikuar për të mbrojtur të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Ajo marrëveshje është nënshkruar në vitin 2013. Përmes mandatit dhe ligjeve të Kosovës, FSK është e dedikuar për të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës. Kudo që është nevoja FSK do të jetë. Kudo që është nevoja FSK-ja do të jetë për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehaj, duke shtruar se raportimet se FSK-së i kufizohet pajisja me armatim të rëndë nuk qëndrojnë.

“FSK-ja ka armatim të rëndë dhe kemi armatim edhe më të rëndë. Nuk kemi kufizime siç pretendojnë me qëllime të ndryshme besoj. FSK-ja çdo pajisje që posedon por edhe si program është me standarde të NATO-s. Prokurohet prej shteteve e partnere të NATO-s, shumica prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Mehaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti serb, Sinisa Mihajloviq, ka vdekur në moshën 53-vjeçare. Ai…