Mehaj poston video të ushtrisë së Kosovës: Në mbrojtje të sovranitetit shtetëror
18 dhjetor 2022
| 17:33
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka postuar një video në llogarinë e vet në “Facebook” të Ushtrisë së Kosovës, për të cilën thotë se ka forcuar kapacitetet moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë.
“Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA. Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!”, ka shkruar Mehaj.