![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/shkurt-7.jpg)
Mehaj priti në takim kadetët e FSK-së që studiojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë
01 gusht 2023
| 11:25
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim kadetët tonë të cilët studiojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Që nga marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë, tashmë janë duke studiuar gjithsej nëntë kadetë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë – Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (shkenca ushtarake) duke përfaqësuar Republikën e Kosovës.
Nga këta studentë, në vitin e dytë janë katër kadetë të cilët pritet të diplomojnë në vitin 2024, si gjenerata e parë nga Kosova, ndërsa në vitin e parë janë pesë kadetë.
Gjatë këtij viti janë përzgjedhur edhe dhjetë kadetë të tjerë që pritet të fillojnë studimet në tetor të këtij viti, në tri drejtime të ndryshme.