Mehaj publikon shpenzimet e ministrisë për dreka dhe byfe

24 shtator 2022 | 16:04

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar shpenzimet e ministrisë që ai drejton, për dreka zyrtare, duke bërë një krahasim me shpenzimet e bëra nga paraardhësit e tij.

Sipas grafikës së shpërndarë nga ministri, del se dikasteri që ai drejton ka shpenzuar 18,077 euro në dreka dhe 1,158 euro në byfe, gjatë viteve 2021-2022.

Ndërsa, duke u bazuar nga grafika, del se në vitet 2019-2020, ministria ka shpenzuar 27,960 euro në dreka dhe 8,340 euro në byfe.

Shpenzim edhe më të madh nga ministria ka në vitet 2017-2018, ku për dreka janë shpenzuar 32,102 euro, ndërsa për byfe 15,675 euro.

Mehaj tha se po e bën këtë publikim, pasi ka pasur raportime nga disa media për keqpërdorim.

“Për disa medie të cilat ndoshta nuk kanë gjetur kohën e mjaftueshme për të promovuar punën e Ministrisë së Mbrojtjes, ngase më tepër kanë qenë të angazhuar në keqinformimin e publikut, si dhe keqinterpretimin e të dhënave, dua të ndaj me ta vlera të krahasueshme të cilat sipas vullnetit ndoshta edhe mund t’u shërbejnë për të parë pa ngarkesa ndikimesh anën pozitive të punëve që po kryhen, të cilat padyshim se do të jenë edhe më intensive muajve në vijim, sepse jemi zotuar para qytetarëve se do të fitojmë çdo betejë të nevojshme për të ngritur ushtrinë dhe shtetin në nivelin e pritshmërive të tyre, të krahasueshëm me çdo shtet evropian”, ka shkruar Mehaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët rusë që dezertojnë, refuzojnë të luftojnë, nuk i binden…