Mehaj: ShBA-ja mbështet tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së
29 gusht 2022
| 15:38
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka pritur në takim ekipin e Institutit për Qeverisje të Sigurisë (ISG) nga ShBA të kryesuar nga Keith Dunn, të cilët do të vazhdojnë ciklin e radhës të këshillëdhënies njëjavore në Ministrinë e Mbrojtjes.
Me këtë rast, Mehaj ka shprehur mirënjohje për punën në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për hartimin e politikave, planifikim dhe instrumentet tjera të nevojshëm për realizimin efektiv të procesit të tranzicionit dhe zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
“Me ekspertët amerikanë do të vazhdojmë suksesshëm edhe më intensivisht drejtë realizimit të vizionit tonë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.