Mehaj: Synimi im është avancimi edhe më i madh i kapaciteteve të shkollimit ushtarak

16 qershor 2021 | 15:14

Me qëllim të njohjes nga afër me nivelin e demonstrimit profesional, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zv/komandanti i FSK-së gjeneralmajor Enver Cikaqi, ishte në Aeroportin e Gjakovës për të ndjekur stërvitjen fushore “Kampi i Avancuar 2021”, të realizuar nga kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Kjo stërvitje, si pjesë e programit akademik dhe profesional, është realizuar nga data 7 qershor dhe përfundon më 18 qershor.

Me këtë rast, ministri Mehaj ka thënë se është i kënaqur me përgatitjen e përgjithshme të kadetëve dhe me sukseset e QSU-së në përgjithësi.

Ai ka theksuar se kjo stërvitje është një sfidë për të gjithë, dhe se performancën e demonstruar e vlerësoi lart duke i përgëzuar të gjithë për përmbyllje shumë të suksesshme të këtij viti akademik.

Gjithashtu ministri Mehaj ka potencuar se ndër synimet e tij është avancimi edhe më i madh i kapaciteteve të shkollimit ushtarak në të gjitha nivelet sipas standardeve më të avancuara të vendeve të NATO-s duke i inkurajuar të gjithë për angazhim dhe përkushtim sa më të lartë në studime në mënyrë që karriera ushtarake të realizohet me vetëbesim dhe kompetencë të lartë profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në 24 orët e fundit…