Mehaj: Synimi ynë, avancimi i aftësive të mbrojtjes kibernetike të FSK-së

20 dhjetor 2021 | 14:59

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se siguria kibernetike është një nga sfidat e rëndësishme në botën bashkëkohore për shkak të kompleksitetit të saj.

Ai ka thënë se një ndër synimet e tij si ministër është zhvillimi dhe avancimi i aftësive dhe kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike të FSK-së, si aset edhe i sigurisë sonë kombëtare.

“Falënderim dhe mirënjohje shumë e lartë për ekspertët e Gardës Kombëtare të Iowa-s për mbështet FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve për siguri kibernetike. Fokusi i punëtorisë së fundit qenë trajnimi i personelit tonë në fushën TI-së dhe sigurisë kibernetike, si dhe vizitat për krijimin e kontakteve me universitetet dhe kolegjet në Kosovë, për planifikimin e Garës në Mbrojtjen Kibernetike në mes të universiteteve të Ioaw-s dhe atyre nga Kosova e cila planifikohet të realizohet gjatë vitit 2022”, ka deklaruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spartak Ngjela Pse politika aktuale ka hyrë befas në një…