Mehaj takohet me ambasadorin gjerman, ja për çfarë biseduan
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Mehaj ka thënë se takimi kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, pasi bashkëpunimi me Gjermaninë është më rëndësi të madhe në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve të Kosovës.
“Bashkëpunimi bilateral i vazhdueshëm me Gjermaninë është me rëndësi të madhe në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve tona të përgjithshme. Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve tona të përbashkëta, sot prita në takimin e radhës, ambasadorin gjerman, Joern Rohde”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Mehajt:
Bashkëpunimi bilateral i vazhdueshëm me Gjermaninë është me rëndësi të madhe në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve tona të përgjithshme.
Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve tona të përbashkëta, sot prita në takimin e radhës, ambasadorin gjerman, Joern Rohde.
Më këtë rast, ritheksova se të dy vendet tona do ta thellojmë edhe më tej bashkëpunimin miqësor në funksion të interesave të partneritetit tonë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Nga ana e tij, ambasadori Rohde, e ritheksoi vullnetin e mirë të Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve tona.