Mehaj takohet me komandantin e KFOR-it, ja për çfarë biseduan
28 tetor 2022
| 16:26
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccian.
Mehaj ka bërë me dije se bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe më shumë në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.
“Bashkëpunimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më intensivisht në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.