Mehaj takohet me përfaqësuesit e Institutit amerikan për qeverisje në sektorin e sigurisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar të premten me ekipin e Institutit amerikan për qeverisje në sektorin e sigurisë, të prirë nga kryesuesi i këtij ekipi, Keith Dunn.
Mehaj ka thënë se mbështetja me këshillim profesional të ekspertëve amerikan në zhvillimin e politikave mbrojtëse është me rëndësi jetike për perspektivën zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
“Me këtë rast, i falënderova dhe shpreha mirënjohjen e lartë për angazhimin me përkushtim shumëvjeçar në bashkëpunim me ekspertët tanë për krijimin e politikave kryesore që ndërlidhen me strukturimin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe atë operacional të FSK-së”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ministri i Mbrojtjes ka bërë me dije se janë pajtuar që angazhimi për projektet që janë në proces të finalizohen sa më shpejtë dhe të fillohet me projektet e reja në përputhje me vizionin e përbashkët për të ardhmen e kësaj ministrie dhe FSK-së.