Mehaj takon Abbottin: FSK-ja është duke i zhvilluar aktivitetet në përputhje me planet e saj të zhvillimit

06 qershor 2023 | 21:34

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Siç njofton Mehaj në “Facebook”, gjatë takimit diskutuam për situatën e sigurisë në veri, si dhe nevojën për normalizimin e gjendjes.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK është duke zhvilluar aktivitetet në përputhje me planet e saj të zhvillimit dhe nuk është e përfshirë në aktivitete që janë jashtë fushës së saj të veprimit.

“E njoftova për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe i rikonfirmova aspiratat e qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë për integrim në Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO”, u shpreh Mehaj.

Siç njofton ministri, gjatë takimit po ashtu u diskutua për bashkëpunimin me Britaninë e Madhe dhe vendet partnere të NATO-s, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që Britania dhe vendet partnere po japin për FSK-në, zhvillimin e saj dhe ndërtimin e kapaciteteve në përputhje me standardet dhe doktrinën e NATO-së.

Mehaj theksoi se ambasadori Abbott shprehu shqetësimin e tij për gjendjen në veri të vendit dhe nevojën për gjetjen e një rrugëzgjidhje për të kthyer normalitetin, për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit por dhe të partneritetit në mes Kosovës dhe vendeve të NATO-s.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…