Mehaj thotë se nuk ka datë konkrete për largimin e ushtarëve ukrainas nga Kosova

07 prill 2022 | 14:02

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ende nuk ka datë konkrete se kur forcat paqeruajtëse të Ukrainës që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, do të largohen nga Kosova.

Ai ka thënë se ushtarët e Ukrainës i kanë nevojat e tyre shtetërore dhe se i respektojnë ato.

“Populli ukrainas është në shërbim të KFOR-it, ata i kanë strukturat e veta dhe nevojat e tyre shtetërore. Ne i respektojmë ato. Nuk kemi datë konkrete se kur do të largohen ata nga Kosova”, ka thënë Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stina e pranverës sjellë freskinë dhe aromë e bukur të…