Mehaj tregon se ku do të emërohet Rama pas lirimit nga pozita e komandantit të FSK-së
01 dhjetor 2021
| 14:53
Një ditë pasi është liruar nga detyra, ish-komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Takimin e ja bërë me dije Mehaj me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, teksa ka njoftuar edhe për emërimin e tij në RACVIAC.
“Pas lirimit nga detyra e komandantit të FSK-së, sot në zyrën time prita gjeneral Rrahman Ramën. Eksperienca e madhe profesionale dhe lidershipit ushtarak të gjeneral Ramës do të jetë shumë e rëndësishme për diplomacinë tonë të mbrojtjes dhe sigurisë në detyrën e re në RACVIAC”, ka shkruar Mehaj.
RACVIAC është Qendra për Bashkëpunim në Siguri në Kroaci, pjesë e së cilës Kosova është që nga viti 2014.