Mehaj: Ushtria e Kosovës do ta mbrojë çdo cep të territorit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Ushtrinë e Republikës së Kosovës do ta përgatisin dhe forcojnë çdo ditë.
“Ajo është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës. Ngritja e ushtrisë sonë në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-s është mision i yni që do ta përmbushim patjetër”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes ka realizuar planin e punës në përqindje prej 77%.
“Pra, gjatë periudhës janar-qershor 2022, janë realizuar 106 aktivitete nga 137 të planifikuara. Megjithatë, ne do të punojmë që efikasiteti të rritet edhe më shumë”.
“Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ne mbetemi të përkushtuar që atë ta ngritim në nivelin më të lartë. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e hapur për publikun për çdo gjë që lejohet të ketë çasje publiku, përjashto informatat e klasifikuara”, ka shkruar Mehaj.