Mehaj viziton ambasadën e Kosovës në Berlin

07 shtator 2022 | 12:32

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po vazhdon vizitën zyrtare në Gjermani.

Pas takimit që ka pasur me ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht dhe mbështetjes së fuqishme të saj që mori në procesin e transformimit të Ushtrisë së Kosovës, Mehaj ka vizituar edhe ambasadën e Kosovës në Berlin.

Ai ka theksuar se përkushtimi në punë, përfaqësimi i dinjitetshëm dhe angazhimi maksimal i secilit dhe i të gjithëve neve në shërbim të Kosovës është i domosdoshëm.

“Përgëzova ambasadorin z. Faruk Ajeti, atasheun ushtarak z. Besim Gashi, atasheun e policisë z. Driton Vrajolli, sekretaren znj. Valëza Oruqi, diplomaten për ekonomi znj. Shtrojera Zogaj, diplomatin z. Jeton Pireva dhe asistenten ekzekutive, znj. Suzana Bühler për punën, përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet Gjermane, serioziteti dhe besueshmeria e treguar, ka bërë që të kemi hapa përpara dhe thellim të bashkëpunimit me shtetin gjerman”.

“Forcimi i rolit të përfaqësimit diplomatik në Republikën Federale të Gjermanisë dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale me shtetet partnere është primar për ne, për këtë kontributi i secilit është i rëndësishëm”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga fillimi i luftës nga rusët, Ukraina thotë se janë…