Mehaj viziton pjestarët e FSK-së dhe zjarrëfikësit që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrëve në Shqipëri
10 gusht 2021
| 20:07
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka parë nga afër zhvillimin e operacionit në shuarjen e zjarrit në malin Shën Mëri, me ç’rast ka vizituar edhe pjestarët e kontingjentit të FSK-së dhe pjestarët e kontingjentit të zjarrëfikësve nga Agjencia e menaxhimit të Emergjencave.
“Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë – heronj të vërtetë që me guxim, shiprt ekipi dhe shërbim vetmohues nderojnë emblemën tonë, Kombin dhe Atdheun”.
“Si një trup i vetëm bashkë me vëllezëri dhe motrat tona të Shqipërisë po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund.
Së bashku më të fortë, në ditë të vështira me vëllezërit e motrat tona!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.