“Mehmet Akif”-i mirëpret seancën e Kuvendit për dëbimin e mësimdhënësve të tyre
04 prill 2018
| 12:45
Kolegji “Mehmet Akif” përmes një njoftimi për medie ka mirëpritur vendimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur sot në orën 14:00 seancë në të cilën do të debatohet për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë, të cilët ishin drejtues dhe mësimdhënës të këtij kolegji.
“Pas ngjarjeve fatkeqe të datës 28 mars 2018, stafi mësimdhënës i Kolegjeve ‘Mehmet Akif’ dhe familjarëve të të dëbuarve, mbajtja e seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës mbi zbardhjen e rrëmbimit të mësimdhënësve tanë është sadopak ngushëlluese dhe një shenjë e mirë që të vihet drejtësia në vend dhe të parandalohen ngjarje të tilla”, është thënë në njoftimin e Kolegjit“Mehmet Akif”.