MEHMET “BËRKA”-PERSONALITET EMBLEMATIK I ÇARSHISË SË GJATË TË PEJËS

15 nëntor 2023 | 10:34

Nga koha e femijërisë sime, një pjesë të konsiderueshme të te cilës e kam  kaluar në dyqanin rrobaqepës të  babait tim Qemal Ferri afër Çarshi xhamisë me kujtohen një sërë personash të cilat i ipnin jetë e ngjyra specifike  Çarshisë së Gjatë dhe Pejës në përgjithësi.

Një nga këto personalitete mbresëlënëse ishte edhe  MEHMET (Nalbani) SHALA, Mehmeti i Bajram Beqës, Baca ose Mehmet Bërka, siç njihej në Pejë.

Ky njeri karizmatik ishte personazh-emblemë e Çarshisë së Gjatë të Pejës: korpulent, autoritativ, me plis në kokë dhe me mustaqe “malësorçe”.

Baca Mehmet u lind në Pejë në vitin 1918 si djali i parë në familjen e Bajram Nallbanit.

Për shumë dekada e mbante dyqanin mu në mes të Çarshisë dhe ka punuar si: jorganxhi, qeleshepunues, terzi dhe rrobaqepës.

U martua me znj. Zyrafete Nila, dhe nga kjo martesë linden 7 bijtë e tyre: Skënderi, Beqiri, Ismeti,Isami, Asllani, Mazllomi, dhe Ymeri dhe 3 bija:  Safetja, Gjyldanja dhe Afërdita që të gjithe intelektualë (inxhinierë të profileve te ndryshme e mjekë) pjesa dërmuese e të cilëve u shkolluan në fakultete të ndryshme të Universitetit të Zagrebit.

Baca Mehmet ndërroi jetë në Pejë në vitin 1989 dhe u përcollë me nderime e respekt të një numri të madh të bashkeqytetarëve.

Baca Mehmet u lind, jetoi mbi 7 dekada dhe vdiq ne Pejë, por plisin KURRË  nuk e hoqi nga koka.

Foto 1.Mehmet Shala, Baca,  “Mehmet Bërka”

Foto 2.Bijtë e Bajram Nallbanit (Shales): Xhevdeti, Mehmeti, Ahmeti e Faruku me bashkëshortet e tyre.

Photo credit: Familja Nallbani (Shala, Beqiri) Pejë.

(Pjesë nga libri i Naser Ferrit).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë…