Mehmet Kraja rizgjedhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

09 dhjetor 2021 | 14:14

Shkrimtari Mehmet Kraja e ka marrë edhe një mandat në krye të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Atij iu besua vazhdimi i kësaj detyre në Kuvendin e rregullt Zgjedhor, derisa u zgjodhën dy anëtarë të rinj në Kryesi.

Njoftimi i plotë i AShAK-ut:

NJOFTIM

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 9 dhjetor 2021, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:

1. Akademik Mehmet Kraja, Kryetar
2. Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare
3. Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

1. Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
2. Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore
3. Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës
Akademik Rauf Dhomi, u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.

Sekretare e Akademisë
Lendita Juniku Pula

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hannah Arendt Në vitet ’60, disa vjet pas botimit të…