Mehmet Kraja: Sakrifica për liri është kryevepra e Adem Demaçit
27 korrik 2018
| 19:40
Adem Demaçi ka jetësuar shumë vepra, por kryevepra e tij ka qenë, sakrifica për liri. Kështu mendon shkrimtari dhe publicisti Mehmet Kraja.
“Adem Demaçi promovoi te ne sakrificën si vlerë njerëzore universale. Sakrifica për liri është kryevepra e tij”, ka deklaruar Kraja për “klankosova.tv”.
Mirëpo, ai ka pohuar se Adem Demaçit nuk iu jetësua ëndrra e tij për liri pas vitit 1999, ndonëse në këtë vit kishte ndodhur çlirimi i Kosovës nga okupatori serb.
“Pas vitit 1999, ai e përjetoi lirinë si ambicie dhe ëndërr të parealizuar”, ka deklaruar ai,
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, i cili u nda nga jeta këtë të enjte, i kishte kaluar 28 vjet burg gjatë regjimit jugosllav shkaku i opozitarizmit dhe rezistencës së tij kombëtare.