Mehmet Krasniqi, kandidat i LDK-së për kryetar të Obiliqit

17 qershor 2021 | 17:48

Mehmet Krasniqi është propozuar kandidat për kryetar të Obiliqit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Krasniqi me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se do të rikthehet shpresa dhe dinjiteti i qytetarëve të Obiliqit.

“Me rastin e propozimit tim kandidat për kryetar komune,falënderojë përzemërsisht Kryesinë e Degës së LDK-së në Obiliq, bashkëpunëtorët e mi besnik që sikur edhe më parë, më mbështetën fuqishëm në synimin për t’ia kthyer dinjitetin e shpresën qytetarit tonë për një jetë e të ardhme më të mirë. Zotohem që këtë besim do ta përkthejmë në unitet të fuqishëm me qytetarët që komuna e jonë të ketë mirëqenie e zhvillim pasi i ka të gjitha mundësitë e nevojshme”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Mehmet Krasniqi në të kaluarën ka qenë kryetar i Obiliqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar një fotografi nga…