MEHMET MALAJ 19 VITE E KA RUAJTUR FOTOGRAFINË E RAMIZ CERNICËS

30 shtator 2023 | 00:24

Ismet Sylejmani

Në kasafortën personale prej druri të patriotit e atdhetarit të madh Mehmet Malaj, nëKullën e Malajve në Gjilan, është gjetur fotografia e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, me tekstin e njoftimit përkujtimor të ndarjes nga jeta të Heroit të Kuvendit të Kosovës!
Për 19 vite, derisa i kishte mbyllur sytë përgjithmonë e kishte ruajtur në kasaforten e tij personale, plaku i urtë Mehmet Malaj, përkujtimin, që njoftonte se para shtatë dite kishte ndrruar jetë Ramiz Ahmeti-Cernica!
Pas 25 viteve të ndarjes nga jeta të Axhës Mehmet Malaj, nipi i Tij, Mumin Malaj, për herë të parë, e bën publik një dokument-dëshmi të Gjyshit të Tij të famshëm!

Të gjithë e dijmë dhe e mbajmë mend se më 18.05.1998 në Gjilan ka ndërruar jetë plaku i urtë e bujar, Axha Mehmet Malaj!
Axha Mehmet ishte njëri ndër baballarët e rrallë që popullit, Atdheut dhe Kombit tonë, i fali njërin ndër udhëheqësit dhe luftëtarët më të mëdhenj e më të devotshëm të çështjes kombëtare, të pathyeshmin, të patremburin dhe të papërkulurin, ilegalin e madh e të orëve të para, politikanin revolucionar e të pakompromis, autorin e kujtimeve nga burgu me titull “Sy më sy me bandën titiste, i pa armatosur, por fitimtar me drejtësinë në zemër”, themeluesin e Partisë së Luftës të Kosovës, çelikun e qëndresës, ish- të burgosurin politik, Heroin e Kombit Rexhep Malaj!

Axha Mehmet Malaj e kishte mik shtëpie, e kishte mik të madh e të veçantë shqiptarin e legjendar, Tribunin e Kombit Ramiz Cernicën!

Axha Mehmet Malaj e dinte si askush tjeter se ikona e Parlamentit të Kosovës Ramiz Cernica, me qëndrimin e Tij, 100% në interes të Kosovë, dëshmoi se ishte pasardhës i denjë i Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës e i qindra dhe mijëra patriotëve e luftëtarëve të dëshmuar të kombit!

Axha Mehmet Malaj, e dinte si askush tjetër se Tribuni i Kombit Ramiz Cernica, nuk ishte ligur, as nuk ishte dorëzuar, sikur disa deputetë të tjerë, por edhe as nuk ishte frikësuar dhe as nuk e kishte ulur kokën, atëherë kur u ngrit si vigan i palëkundur, kur kundërshtoi publikisht para deputetëve pushtues serb dhe para atyre deputetëve tradhëtar shqiptar, duke deklaruar botërisht se Kosova duhet të bashkohej me Shqipërinë dhe Jo siç votuan ata të shiturit dhe armiqt serb, dhe mbeti e pushtuar nën Serbinë pushtuese!

Ky përkujtim i Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, i gjetur në kasafortën e Kryefamiljarit të pashembullt të Malajve të panënshtruar, të burrit të shquar, plakut legjendë Mehmet Malaj edhe njëherë tregon se sa i madh ishte Ramiz Cernica dhe shembulli i Tij që e dha në Kuvendin e Kosovës, kur doli hapur dhe e denoncoi në rrugë parlamentare e demokratike, si i zgjedhur i popullit shqiptar, tradhëtinë që po i bëhej Kosovës me aneksimin e saj nga Serbia pushtuese!

Lavdi e përjetshme Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Lavdi e përjetshme Plakut trim e të panënshtruar Mehmet Malaj!

Prishtinë, 30 Shtator 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani 24 vjet më parë, fjalim në varrimin e…