MEHMET MALAJ FRYMËZIM BREZASH

25 korrik 2020 | 20:57

Reshat Jonuzi

Nuk jam mjeshtër shkrimi, por kujtesën mundem me e shkrue!
Mehmet Mala i thon, Babai i Hyrije, Hasan, Imrije, Mirvete dhe Rexhep Malaj.
Për herë të parë e takova më 11 mars 1981, e në vazhdim deri në vitin 1990.
Burr që të ngjallte dëshirën të rrish me te sa më gjatë, sepse mund të mësoje nga ai shumëçka.
I sprovuar shumëherë dhe shumë gjatë. Zot shtëpie që rrallëkund e rrallëherë e takon.
E takova herën e parë kur i vdiq e shoqja Fahrija e që unë nuk e njoha. Pastaj kur i erdhi djali Rexhepi nga burgu që kishte vuajtur disa vite si në Idrizovë-Shkup, Prizren, Prishtinë, Foqë,….
E takova disa herë kur pushteti i kohës ia merrte me radhë anëtarët e familjes pa dallim gjinie apo moshe, duke mos përjashtuar edhe të miturit.
E takova edhe atëherë kur djali Hasan Malaj u detyrua nga pushteti i kohës të lëshonte Kosovën.
Axhën Mehmet e takova edhe kur ia vran djalin Rexhep Malaj së bashku me shokun e tijë Nuhi Berisha.
E takova në të pame (apo për kryeshnosh) edhe kur pushteti bënte problem pse karrikja qëndronte (sipas traditës) para dyerve të Axhës Mehmet.
Edhe kur Hoxha nuk guxonte prej pushtetit të kryente ceremonitë fetare për kufomën.
E pashë edhe kur kortezhi i varrimit të Rexhep Malajt duke kalu nga shtëpia përmes qytetit të Gjilanit e deri te varrezat.
Edhe kur përgjatë rrugës për në varreza ishin prezent sigurimcat e edhe kur qytetar që i bashkoheshin kortezhit.
E pashë edhe aty ku nuk lejoi pushteti që Rexhep Malaj e Nuhi Berisha të varroseshin pran njëri-tjetrit.
E pash, duke u ngjitur varrezava përpjet e në ball të kortezhit duke na thënë ne pjesëmarrësve, ejani, ejani. E takova, kur vitet bashkë me vuajtjet nuk i mundësonin të kryente punët e shtëpisë që nuk ishin të pakta.
Mehmet Malaj ishte familje me za që nga Hogoshti u shpërngul në Gjilan.
Duke qen i pasur në Hogosht ai edhe në Gjilan mori Shtëpi e tokë e që mbante edhe dy-tri frymë Lopë, e të gjitha këto kërkonin shumë punë, e krahun e punës ia ndiqte pushteti çdo ditë.
Kishte njerëz të mirë dhe të guximshëm që i dilnin sa do pak në ndihmë Axhës Mehmet në kryerjen e gjithë këtyre punëve e ku dalloheshin Dajkovct nga Gjilani me Bajramin, Haqifin etj, Mësuesin Nazim Limoni nga Pograxha e shumë të tjerë.
Me Mixhën Mehmet qëndrova për dy javë në Ulqin me kërkesën e tijë që ia kishin propozuar si nevojë për shëndetin. E ndëgjova kur tha “dashamiri edhe mundet por hasmi jo kurr lotët me m’i pa”.
Kur pushteti për Rexhepin i kishin thënë se shumë kryefortë është, ky burri Mehmet Malaj ua kisht dhanë përgjegjen “më mirë kryefortë se sa kryebut”.
Si çdo familje që ballafaqohet me hallet e vështërsitë e jetës, këto ishin prezent edhe në familjen Malaj. “E çka me ba moj bijë” e përsëritëte këtë duke e rrit zanin “e çka me ba moj bijë” “e çka me ba moj bijë” këtë e ndëgjoje kur ndonjëra nga rejat Rexhija apo Hanifja i ankoheshin për ndonjë hall që kishin.
Në këso momte mund të vinte ndoj përgjegje edhe më ndryshe nga Kryefamiljari, por që Axha Mehmet kështu e shprehte pa ofendime e me respekt ndaj rejave “e çka me ba moj bijë”.
Për disa vite jetoi me dy rejat Rexhijen e Hanifen, tri mbesat Shqipen, Liden e Fitoren si dhe tre nipat Aliun, Naimin e Muminin.
Më thanë të vjetrit se në Hogosht kushdo që merrte iniciativë për ndonjë aksion të fshatit vështirë e kishte për të mobilizue tër fshatin, e kur Mehmet Malaj printe i tërë fshati ishin në aksion.
Mixha Mehmet ishte i veshur pedantërisht, qëndronte shumë i sigurt, respektonte mysafirin shumë, ndëgjonte me vemendje e me respekt, pyeste, tregonte me dëshirë ngjarje të shumëta, punën e donte.
Shtëpinë e tijë saherë që vizitoja rrallëherë mund ta gjeje pa vizitor.
Nëse të gjitha këto në hollësi i analizon na del jo Axha Mehmet por Axha Shkëmb.
Lavdi për jetë.

25 Korrik 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vezir Ademaj pas përfundimit të luftës është shpallur dëshmor i…