Mehmet Prishtina dhe “Armagedoni” i dhurojnë libra shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë

16 qershor 2021 | 21:38

Publicisti dhe altruisti Mehmet Prishtina, drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Dakaj dhe drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, Skender Asani, me bashkëpunëtorë, sot kanë vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Për bibliotekën e kësaj shkolle, Mehmet Prishtina, në bashkëpunim dhe participim 50/50 me shtëpinë botuese “Armagedoni”, i kanë dhuruar kësaj shkolle qindra libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj në vlerë prej 1 000.00 eurosh. Gjithashtu, një donacion me libra për këtë shkollë ka bërë edhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Përpos librave, Mehmet Prishtina i dhuroi shkollës “Hasan Prishtina”, në shenjë të 100-vjetorit të detyrës së kryeministrit të Shqipërisë, Hasan Prishtina, portretin e tij.

Ndërsa drejtoresha e shkollës, Sofie Bunjaku, donatorët i njoftoi për aktivitetet dhe për procesin edukativ-arsimor i cili zhvillohet në shkollë dhe, në shenjë nderimi, u dhuroi monografinë e shkollës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se data e…