Mehmet Prishtina dhe “Armagedoni” pasurojnë me libra shkollën “Hasan Prishtina” në Llugaxhi

16 qershor 2021 | 21:46

Publicisti dhe altruisti Mehmet Prishtina, drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Dakaj dhe drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, Skender Asani, me bashkëpunëtorë, sot kanë vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Për bibliotekën e kësaj shkolle, Mehmet Prishtina, në bashkëpunim dhe participim 50/50 me shtëpinë botuese “Armagedoni”, i kanë dhuruar kësaj shkolle qindra libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj në vlerë prej 1 000.00 eurosh. Gjithashtu, një donacion me libra për këtë shkollë ka bërë edhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, botuesi “Faik Konica” dhe gazetari Arben Veselaj.

Përpos librave, Mehmet Prishtina i dhuroi shkollës “Hasan Prishtina”, në shenjë të 100-vjetorit të detyrës së kryeministrit të Shqipërisë, Hasan Prishtina, portretin e tij.

Ndërsa drejtoresha e shkollës, Drita Islami, donatorët i njoftoi për aktivitetet dhe për procesin edukativ-arsimor i cili zhvillohet në shkollë dhe i falënderoi donatorët nëpërmjet mirënjohjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti dhe altruisti Mehmet Prishtina, drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”,…