Mehmet Prishtina financon vendosjen e bustit të patriotit Hasan Prishtina në Muzeun e Shkollës Normale në Elbasan

09 mars 2024 | 18:49

Nga: Hysen S. Dizdari
Studiues e Historisë e Filatelisë Tiranë me, 07.03.2024

Me daten 7 mars 2024 në Jubileun e 115 vjetorin të shkollës Normale Elbasan, me financimin e Fondacionit, “Hasan Prishtina”, në muzeun e kësaj shkolle e cila sot mban emrin: “Luigj Gurakuqi” u vndosë busti i patriotit Hasan Prishtina.
Zoti, Mehmet Prishtina, pasëardhës i kësaj familje, Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina” dhe financuesi i këtij busti gjatë ceremonisë së inagurimit theksoi: “Një nga drejtimet kryesore të veprimtarisë patriotike të Hasan Prishtinës ka qënë ,zhvillimi i arsimit kombëtarë shqiptarë, prandaj ai që në vitin e parë të kësaj shkollë, në vitin 1909, financoi bursat e studimit, për mbi 50 nxënës nga të gjtha krahinat e Kosovës pranë kësaj shkolle. Prandaj sot unë jam, shumë i gëzuar se patrioti Hasan Prishtina është kthyer në shtëpinë e vet.”

No description available.

Patrioti, Hasan Bej Prishtina, ishte, ideologu i rilindjes sonë kombëtare, udhëheqës politik, organizator i kryengritjeve kundër pushtuesve, diplomat, mendimtarë i madh, por dhe një arsimdashës i madh.
Ai ka dhënë një kontributë, madhorë për ngritjen dhe zvillimit të arsimit kombëtarë shqiptarë.
Hasan Prishtina, rridhte nga një familje,shqiptare, atdhetare e patriotike,shumë e pasur,e cila kishte edhe pozita të larta në qeverisjen e Vilajetit, Kosovës e Selanikut. Babai i tij Ahmeti Beu, ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, prandaj në vitin 1880 u internua nga qeveria osmane në, Tarabuzan të Anadollit së bashku me krerë e tjerë të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit.

No description available.
Hasan Prishtina, pasi përfundoi shkollën e ultë, ruzhdijes në Vushtri, vazhdoi gjimnazin në gjuhë greke në Selanik, ku jetonte familja e tij. Në këtë gjimnaz, ai perveç gjuhës greke mësoi edhe gjuhë frenge, aty u njoh me veprat e iluministve francezë si, Monteskie, Zhak Zhak Rusos, Volterit e tjerë.
Pas gjimnazit ai përfundoi shkollën e lartë në Degen: Drejtësi në Stambollë, ku punojë disa vite në administraten turke. Në vitin 1908 – 1912, u zgjodhë deputet i sanxhakut Prishtinës në Parlamentin Osman. Gjatë shkollës lartë për drejtësi në Stambollë u njoh dhe në vitin 1909 u martue me znj. Igballe Çekrezin nga Stambolli e cila kishte arsimin e lartë në drejtësi e zotëronte disa gjuhë të hueja.

No description available.
Hasan Prishtina, duke qenë vet i shkolluar në shkollat më të mira të kohës tij, e zotërues e disa gjuhve të hueja, e kuptojë rolin e madhë që luan arsimi dhe shkolla në edukimin, patriotik e atdhetarë të brezit të ri. Prandaj gjithë jeten e tij ai dhe bashkshortja e tij i kushtuan, një kujdes të veçantë, hapjes shkollave dhe arsimimit të brezit të ri.
Aktivitetin e kontributi i tij për hapjen e shkollave e fillojë në vitin 1908 dhe vazhdoi gjatë gjithë jetës tij.
Vlen për t’u theksuar akti i tij bujar e fisnik, ku në vitin 1909 me mbeshtetjen e tij, financiare dërgojë rreth 50 nxënës, nga gjitha trevat e Kosovës për të vazhduar Shkollë Normale në qytetin e Elbasanit, kur e gjithë shkolla kishte vetem 140 nxënës. Por kuntributi tij vazhdon më tej, kur ai dërgojë edhe 25 nxënës të tjërë nga Kosova, për shkollim e studime në Austri e Hungari, në degët, tregtare, ekonomi, bujqësi e tjerë.
Një kontributë tjëtër madhorë i Hasan Prishtinës e veçanarisht i bashkëshortes tij, znj. Igballe Prishtina, ishte hapja e shkollës për vajza në Vushtri në vitet 1915-1918, krahas hapej shkollave ajo organizoje edhe kurse për garatë shqiptare, për muzikë, për rrobaqepsi, për guzhinjere. E tjerë.

No description available.

Shkolla e mesme Normale e Elbasanit u hap për herë të parë më 1 dhjetor 1909. Për hapjen e saj kishte vendosur Kongresi Elbasaniti cili u mbajt nga data, 2-10 shtator 1909.

Duke vlersuar kontributin e tij për arsimin shqiptarë ish Drejtori i Shkollës Normale të Elbasanit patrioti Luigj Gurakuqi, në Gazeten: “Bashkimi i Kombit”-Nr.25 të vitit 1910, theksonte: “Rroftë atëdhetar i shkelqyer Hasan Be Prishtina! Po rroftë për jetë ky atdhetar i lartë, ky engjell i Shqipërisë së mjerë!vHistoria e Kombit tonë me shkronja të arta, me shkronja të shkelqyera, do të shkruaj në ndër faqet e saj,sherbimet e mëdha, të cilat asht tue bamun deputeti i adhurueshëm, ndër deputetët tonë, Hasan be Prishtina në fushën e atdhesie!”

No description available.

Ne vitin 1979, në 70 vjetorin e hapjes së kësaj shkolle, me një vendim të Ministrisë Arsimit të kohës u krijue një komision i posaçem për mbledhjen e dekumentacionit dhe hapjen e muzeut të kësaj shkolle si vater e arsimit kombëtarë shqiptare. Pas vitit 1993 ky muze u rikonceptua, dhe në bashkëpunim me AQSH, u plotësua me dekumente arkivore, dhe sot ky muze ka një fond prej, 5000 dekumentash original e fotokopje, si libra, revista, rregjista shkolle, deftesa, protokolle të këshillit pedagogjikë, kujtime të normalistve katolog, fotot e mësusve dhe nxënsve të kësaj shkolle tjerë.

Me rastin e 7 marsit 2024, përshëndes, mësuesit e nxënsit e kësaj shkolle me:
Këngën e shkollës Normale të Elbasanit:
Përqark me kodra
kundrejt me male
an’e kand
prej valve t’Shkumbinit
T’rrethon natyra
moj shkoll’ Normale
gurr e paçmueshme
përparimi

Refreni:
Ti rrofsh e qofsh
moj shkoll’ Normale
rrofshin bijt e saj bujarë
ti o gjithësi përveç ti fale
që ta ndjeki me nder
çdo shqiptar

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër drejtorë të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të…