Mehmetaj: Dëgjova që në vilë kish pamje ku Radojiçiq flet me Mimoza Kusarin
Para pak ditësh është realizuar një aksion ku u sekuestura banesa dhe restoranti i kryeterroristit Millan Radojçiq, shkruan Periskopi.
Gazetari Lirim Mehmetaj në “Debat Plus”, ka treguar se ka dëgjuar se “ish një moment kur Radojçiq flet me deputeten e VV-së Mimoza Kusari Lilën”.
Mehmetaj theksoi se ky nuk është infromacion i tij, por që ka dëgjuar për një gjë të tillë.
“Dëgjova, thanë që në këto pamjet që i kanë marr prej shtëpisë së Rasojçiqit, thanë, ky nuk është informacion i imi, kështu që nuk jam ka e tham unë. Por dëgjova që ish një pamje bash ai momenti kur po folke Radojçiqi me Mimoza Kusari Lilën. Po më doket po u dëgjojke ajo pjesa kur i thotë ai “ju thyen hunë. Shpresoj shumë që dalin në publik ato video, le ta marrin vesh edhe sa e plotë ka qenë biseda. A ka qenë 2-3 minuta a ka qenë 30 minuta”, tha Mehmetaj.