Mehmetaj: Fetnete Ramosaj gjithmonë do të mbetet e freskët dhe e gjallë në mendjet dhe zemrat tona
Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-eprores së UÇK-së, Fetnete Ramosaj, shumë bashkëshkëluftëtar e bashkëveprimtar e kanë vzituar varrin e heroinës, në Gllogjan.
Ndër vizitorët e shumtë ishte edhe bashkëluftëtari i saj, Faton Mehmetaj.
“Në varrimin e dëshmorëve të 24 marsit 1998, Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj, ishte e para që hapur e tha se ata nuk ishin viktima, por ishin heronj që ranë me pushkë në dorë nën emblemën e UÇK-së dhe se lufta e tyre duhet përkrahur deri në çlirimin e atdheut. Secili shkrim, analizë, reagim apo publikim ishte mesazh atdhedashurije”, ka shkruar ndër tjera Mehmetaj në mesazhin përkujtues.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Gllogjan në kujtim dhe nderim të Fetnete Ramosajt me rastin e 5 vjetorit të ndarjës nga jeta, të bashkëveprimtares dhe bashkëluftëtares time, luftëtarës së orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila tërë jetën e vuri në shërbim të lirisë dhe pavarsisë dhe të mirëqenjës së popullit shqiptar. Eprore e UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, eprore e lartë e TMK-së, intelektuale e shkrimtare, studiuese e veprimtare, historibërse e shtetndërtuese, që la pas vetës vepra dhe punë që nuk harrohen kurrë. Zëri i luftës në Dukagjin, në moshë të re, ende duke u rritë u angazhua në ilegale. Fetnetja ishte shembulli më i mirë që i përtriu rilindasit dhe programin politik të tyre “Me pendë e pushkë”. Një vajzë e re që u nda nga kjo jetë heret por që do të jetoj gjatë në mendjen dhe zemrat e popullit shqiptar. Ishte dhe mbeti model i një vajze që nuk kish shoqe, por edhe shëmbëlltyr dhe model për brezat që vijnë. Për shumë kohë Fetnetja nga vitet 90-të e këndej, ishte në krye të organizimeve legale dhe ilegale, politike e kulturore në trevën e Deçanit por edhe më gjërë. Jeta e kaliti, e bëri krenare dhe ideologe të shqiptarizmës, kudo e kurdo ishte zë i ngritur i pajtimit e bashkimit. Sa jetoj, jetoj dhe qëndroj vertikalish, gjithmonë mendoj shqip për të mirën e shqiptarëve. Këto qëndrime i shpërfaqi edhe në revistën “Zgjimi”, por edhe në shkrime e fjalime të shumta. Dha një kontribut të pazëvendësueshëm edhe për Shoqërinë Kulturore “Jusuf Gërvalla”. Ishte e bindur se pa luftë të armatosur nuk çlirohet Kosova dhe viset tjera shqiptare nënë jugosllavi. Në varrimin e dëshmorëve të 24 marsit 1998, Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj, ishte e para që hapur e tha se ata nuk ishin viktima, por ishin heronj që ranë me pushkë në dorë nën emblemën e UÇK-së dhe se lufta e tyre duhet përkrahur deri në çlirimin e atdheut. Secili shkrim, analizë, reagim apo publikim ishte mesazh atdhedashurije. Fetneti kishte mendje të kthjellët e pendë të mprehtë, shkrimet e saj kanë mbetë si margaritar që shëndrisin ndër shekuj historinë tonë të re, historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lavdia e së cilës do të jetojë sa të ka shiptar.
Fetnete Ramosaj gjithmonë do të mbetesh e freskët dhe e gjallë në mendjet dhe zemrat tona.