Mehmetaj: Gjykata Speciale furnizohet me materiale nga Serbia – Është ndërtuar t’i dënojë krerët e UÇK-së

16 korrik 2024 | 21:39

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se Gjykata Speciale, apo Prokuroria ka pasur seli në Beograd dhe se haptazi e ka pranuar se merr materiale nga Serbia kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Prokuroria ka tregu që provat që po i prezanton po i merr nga shteti serb. Gjykata Speciale ka seli në Beograd, nuk e ka fsheh faktin që shërbhet me dokumente atje… Aktakuza si e tillë formën si e ka, është krejtësisht nga gjykata e serbisë për krime lufte”, tha ai në “Debat Plus”.

Tutje Mehmetaj tha se Prokuroria nuk e ka faktuar se Pjetër Shala i cili u dënua me 18 vjet burgim, ka lidhje direkte me viktimën.

“Gjyqtarja tha ka pas rol aktiv në grupin e anëtareve të UÇK-së, tha kishte një autonomi brenda grupit pa grup komandues. Gjithmonë thoshte dënimin po i merr si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, nuk munden me përcaktu cili ishte roli i tij komandues. Për më tepër vetë prokuroria e ka dëshmu që ky nuk ka qenë pjesëmarrës ku është gju me armë, dhe është plagos e pastaj ka vdek personi në Kukës”, tha ai.

Sipas Mehmetajt, ndaj Pjetër Shalës vendimi është marrë mbi supozime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari nga Shqipëria Bledi Mane në një lidhje direkte në…