Mehmetaj: Kabineti i Kurtit 300 euro në ditë vetëm ushqim, veterani 170 euro në muaj

28 gusht 2023 | 16:43

55 mijë euro për gjashtë muaj vetëm për ushqim i ka shpenzuar kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lidhur me këtë, gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë përllogaritjen e kësaj shume parash, ku konstaton se i bie që brenda këtij harku kohor kanë ngrënë nga “300 euro në ditë ushqim”.

Madje, për të vendosur kontrast, ai ka thënë se edhe po që se veteranëve të UÇK-së t’u ishte ngritur pensioni prej 170 euro në 260 me Ligjin për pagën minimale, “prapë janë më pak se sa hanë Albin Kurti me Luan Dalipin” ushqim brenda dite – 300 euro.

“Meqë doli se i kanë shpenzu 55 mijë euro për ushqim në hark kohor prej 6 muajsh, atëherë i bie që Albin Kurtit dhe këtyre vartësve të tij në kabinet i janë dashur diçka mbi 300 euro në ditë për ushqim. 300 euro në ditë. Veterani i UÇK-së i merr 170 euro në muaj, gjithmonë nëse nuk është në ndonjë skemë tjetër sociale, apo nëse nuk është duke punuar, përndryshe as ato. Me qëllim, krejtësisht me qëllim, qeveria ka refuzuar t’ua bëjë së paku sa paga minimale, 260 euro, që është prapë më pak se sa hanë në ditë Albin Kurti me Luan Dalipin. Kjo do pëlcas diku, se kështu nuk shkon edhe gjatë”, ka shkruar Mehmetaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
29.8.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…